Kompania

Misioni ynë

Misioni ynë është që të ndihmojmë individet, bizneset e vogla dhe ato të mëdha që të përballojnë dhe përshpejtojnë adaptimin në teknologji të reja.

Më shumë
Kush jemi ne?

Rreth IllySoft

Illysoft është një kompani mirë e konsiliduar në Kosovë, me më shumë se 12 vjet përvojë pune në botën digjitale, ne jemi të specializuar në: zhvillim softueresh, administrim të sistemeve, IT dhe UI/UX dizajn.

Më shumë

Çfarë ofrojmë ne?

Nga zhvillimi i softuerëve me kërkesë duke përdorur teknologjinë e fundit deri tek produktet tona të sofistikuara dhe të gatshme për biznesin tuaj.

Zhvillim softueresh

Për më shumë se 12 vite, ILLYSOFT ka ndihmuar kompani të ndryshme që të ndërtojnë softuere dhe webfaqe për bizneset e tyre.

Zhvillim i web platformave

Ne krijojmë zgjidhje të fuqishme së zhvillimit të web platformave që të mirëmbahen në mënyrë të lehtë dhe të janë të gatshme për cdo paisje.

Zhvillim i mobile aplikacioneve

Ndërtoni një mobile aplikacion solid në mënyrë të shpejtë duke përfituar nga përvoja jonë 12 vjecare.

UI & UX Dizajn

Studio ynë e dizajnit është një studio e vogël në një kompani të madhe softuerësh që do të ju ndihmojë të krijoni një produkt tërheqës në mënyrë të lehtë.

Web Hosting

Web Hosting dhe email adresa për biznese në Kosovë me cmime të volitshme. Nga bizneset e vogla deri tek ndërmarrjet e mëdha, ne jemi pas jush!

Premium email-e për biznese

Me shërbimin tonë "hand-made" për email adresa të bizneseve, ju mund të krijoni dhe menaxhoni email llogari të bazuara në domain-in e kompanisë suaj.

Sigurimi i cilësisë

Shërbimet tona të sigurimit së cilësisë ju garantojnë një kontrollë të plotë në produktet tuaja, monitorimit e cdo faze të zhvillimit dhe të ju japë informacion të saktë për cilësinë e produktit.

Shërbime konsulente të IT

Me më shumë se 13 vjet përvojë pune në teknologjinë informative, ILLYSOFT ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve që shërbejnë për të përmirësuar shërbimin e klientëve, transformim të qetë në botën digjitale, sigurimin e informacionit dhe integrimin e sistemeve.

Illysoft CRM

Menaxhoni klientët, projektet, shitjet, ofertat, faturat, kontratat, punëtorët, shpenzimet dhe detyrat në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë. Softueri i menaxhimit (CRM) është i përkryer thuajse për cdo kompani të vogel, të mesme apo ndërrmarrje të madhe.

Kontabilitet & POS

Një softuer fleksibil, i dizajnuar që të përdoret lehtë, ju lejon që të menaxhoni: stoqet, shitjet, furnizuesit, punëtorët dhe shpenzimet. Moduli i pikës së shitjes mund të përdoret për shitjen e cdo produkti (është kompatibil me skanerin e barkodëve dhe printerin fiskal).

Sistemi i rezervimit për hotele

Sistemi ynë i rezervimeve online përfshinë karakteristika të avancuara që e ndihmojnë hotelin tuaj të merr pagesat nga klientët tuaj online dhe pa tarifa shtesë.

IllySoft CMS

CMS-i jonë është një web softuer i cili ju ofron një mënyrë të re për të menaxhuar përmbajtjen e cdo produkti digjital: webfaqe, softuer apo mobile aplikacion. Qëllimi i CMS-it tonë është që të ndihmojë klientët tanë që të menaxhojnë përmbajtjen e tyre në mënyrë të lehtë me vetëm disa klikime.