Shërbimet tona të IT-së

Inxhinierët tanë IT do të ju ndihmojnë të sinkronizoni dorëzimin, vendosjen, zhvillimin, sigurinë dhe mbështetjen e çdo sistemi të cdo sistemi me përmasa të vogla apo nga ata me ngarkesë të lartë - në këtë mënyrë strategjia juaj e biznesit mund të mbështetet gjithmonë në softuer të kualitetit të lartë dhe pa dështime.

Dizajn & Arkitekturë

Stafi ynë i përbërë nga arkitektë të softuerit, dizajnerë dhe teknikë profesional mund të ofrojë shërbime arkitekturore të plota sipas kërkesës tuaj.

Siguria

Shërbimet tona të sigurisë përfshijnë: Mbrojtjen nga Malware, Mbrojtjen nga lëshimet e sigurisë, Ndalimi i sulmeve DDoS, Menaxhimin e Firewall, Mbrojtjen e të Dhënave, Mbrojtjen e DNS, Intrusion Detection Systems (IDS), etj. Ekspertët e sigurisë të IllySoft mund të ju ndihmojnë të siguroni mjedisin tuaj nëpërmjet një suite të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të shërbimeve.

Migrimet dhe Integrimet

Pavarësisht nëse jeni duke u zhvendosur nga një ofrues të shërbimeve tek një tjetër ose keni nevojë të integroni të dhënat e vjetra në sistemin tuaj të ri, ekspertët e Illysoft mund të ju ndihmojnë me një gamë të plotë shërbimesh dhe të adresojnë çështjet që kanë të bëjnë me migrimin dhe integrimin e të dhënave.

Virtualizime & Cloud

Për të shpenzuar në mënyrë efikase resurset e serverit, virtualizimi është më se i nevojshëm. Ky është procesi i përdorimit të softuerit në një server fizik për të krijuar ndarje të shumëfishta ose "instanca virtuale", secila nga këto instanca do të jetë e aftë që të funksionojë në mënyrë të pavarur. Lejoni specialistët tanë të ju ndihmojnë në çështjet e virtualizimit.

Procesimi i Video-s & IPTV

Zgjidhjet dhe shërbimet e klasit të parë për shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë, përpunimin e videos dhe ofruesit e IPTV, na lejoni që të ju ndihmojmë që të ofroni cilësi të lartë dhe të sigurtë për audiencën tuaj.

Ruajta dhe rikthimi i të dhënave

Shërbimet e ruajtjes të dhënave jo vetëm që ruajnë të dhënat tuaja të rëndësishme por ato mbrojnë investimet tuaja në të dhëna që mund të jenë të kushtueshme për bizneset tuaja. Por edhe nëse të dhënat ju humbasin, lejoni ekspertët tanë që ti rikthejnë ato nëpërmjet metodave profesionale.

Voip/PBX

Shërbimet tona të VoIP/PBX janë gjithçka që ju nevojitet për të zhvilluar dhe lehtësuar komunikimin për biznesin tuaj, shërbimet tona të VoIP ju mundësojnë lidhjen e shumë lokacioneve të zyrave sikurse të ishin në një ndërtesë, të pranoni thirrjet (sikurse një call center/qendër thirrje, duke përfshirë mbajtjen e telefonuesit në linjë), kryerjen e telefonatave nëpërmjet voip, etj.

Web Serverët

Shërbimet tona të menaxhimit të web serverëve përfshijnë: Konsulencë, Konfigurim, Optimizim të shpejtësisë, Monitorim, Përditësime, Auditime të Sigurisë, Balancimin e Ngarkesës, etj. Ju mund të përfitoni nga avantazhi i shërbimeve tona të menaxhimit të web serverëve dhe të përqendroheni në aktivitet kryesore të biznesit tuaj.

Serverë për Web Hosting

Themelimi i një kompanie që ofron hosting nuk është e lehtë, kërkon shumë njohuri nga fusha të ndryshme të teknologjisë informative, ne kemi përvojën e duhur për të ju ndihmuar të ndërtoni kompaninë tuaj që ofron këtë shërbim dhe të shërbeni me dinjitetit klientelen tuaj.

Menaxhimi DNS Serverëve

Ne mund te ju ndihmojmë të dizajnoni/ndërtoni DNS serverin perfekt sipas kërkesës duke përdorur teknologjitë më të njohura: BIND, PowerDNS, MyDNS, NSD, etj.

Shërbime të administrimit të sistemeve

Nëse kompjuteri juaj Linux/Windows apo ndonjë sistem tjetër kompjuterik ka probleme ose dëshrioni të shtoni veçori të reja në këtë sistem, përvoja jonë 15 vjecare na bën ekipin e përkryer për të ju ndihmuar në çështjet e administrimit të sistemeve.

Shërbime VPN

Duke shfrytëzuar shërbimet tona VPN, ju do të jeni në gjendje të komunikoni në mënyrë të sigurtë me zyrën tuaj të dytë (kudo në botë) sikurse të jeni në të njëjtën ndërtesë. Na lejoni neve që të ndërtojmë një rrjet virtual privat të shpejtë dhe të sigurt për biznesin tuaj!

Klientët tanë

Ne ndihmojmë ndërrmarrje dhe bizneset startup që të zhvillojnë softuerë të fuqishëm dhe me ndikim.

  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
NA TREGONI RRETH PROJEKTIT TUAJ TË ARDHSHËM

Kërkoni një ofertë për projektin tuaj të ardhshëm

Arritja e suksesshme e qëllimeve të kompanisë suaj do të kërkojë zgjidhje softueri që është i përshtatur për nevojat e biznesit tuaj. ILLYSOFT është themeluar që të ndihmojë bizneset të: imagjinojnë, planifikojnë dhe zhvillojnë këto zgjidhje softuerike.