Ekipe të dedikuara

Në varësi të specifikimeve të projektit, ne mund të përputhemi me profilin e ekipit ose specialistit të IT. Ne sigurohemi që punonjësit tanë të kenë aftësitë më të larta profesionale dhe të ofrojnë shërbimet më të mira në çdo mjedis.

Aftësitë dhe ekspertiza

Evropa Juglindore ka avantazhet e saj unike në lidhje me kombinimin e aftësive të vështira (hard) dhe të buta (soft) të domosdoshme për suksesin në inxhinieri kompjuterike. Ekipi juaj do të përbëhet nga zhvillues të përkushtuar dhe të aftësuar me përvojë të gjerë në teknologjitë më të fundit të IT.

Besnikëri e lartë

Ekipi ynë përbëhet nga njerëz që kanë të bëjnë rreth idesë së ndërtimit të softuerit të përkryer kombinuar me planifikimin e karrierës dhe menaxhimin profesional, kjo krijon një mjedis frymëzues. Rezultati është një nivel të lartë që është i rrallë ditët e sotme.

Komunikime të përditshme

Ne zhvillojmë me sukses projekte për klientë nga pothuajse e gjithë bota. Të gjithë zhvilluesit tanë flasin Anglisht dhe përdorin mjetet më të popullarizuara të komunikimit (si Skype, Hangouts dhe Slack) për të qëndruar në kontakt me klientët tanë çdo ditë. Ne organizojmë takime të të gjithë ekipit ku mund të shohim njëri-tjetrin në kamerë dhe ku të gjithë mund të thonë "Përshendetje"!

Transparenca e procesit

Transparenca është një nga shtyllat e suksesit dhe ne jemi të vetëdijshëm se është thelbësore për klientët tanë. Ne sigurohemi që të gjitha ekipet në kompaninë tonë të punojnë në mënyrë transparente. Klienti gjithmonë mund të ndjekë progresin e vërtetë të projektit në CRM-in tonë duke përdorur modulin e menaxhimit të projektit.

Si funksionon?

01.

Planifikimi dhe Diskutimi

Ne shqyrtojmë sfidat dhe teknologjinë e biznesit tuaj për të hartuar një partneritet dhe skuadër të shkëlqyeshme.

02.

Komunikimi/Raportimi

Menaxherët tanë të projektit do të raportojnë për punonjësit tuaj përgjegjës çdo ditë / javë / muaj.

03.

Finalizimi i projektit

Punonjësit tanë të përkushtuar do të kujdesen për çdo detaj dhe për të përfunduar projektin në kohë.

04.

Sigurimi i cilësisë dhe Dorëzimi

Pas sigurimit të cilësisë, ju do të merrni një softuer të sigurtë dhe pa probleme, që plotëson kërkesat dhe objektivat e biznesit tuaj.

Pse të punosh me ne?

Përfitimet tuaja

Edhe nëse ju jeni kompani jo-familjare apo familjare me teknologjinë informative, ne mund të ju ndihmojmë të krijoni një softuer të përshtatur për nevojat tuaja brenda buxhetit dhe kohës.

Ekipe me eksperiencë 13+ vjeqare

Ju do të bëheni pjesëmarrës në eksperiencën tonë 15 vjeqare të cilën e kemi krijuar duke punuar me industri të ndryshme.

Strategji e Fokusuar

Duke zhvilluar softuerët apo produktet tjera për kompaninë tuaj nga një kompani partnere, siq jemi ne, ju ri-organizoni proceset e biznesit tuaj dhe kjo ju lejon që të keni një strategji të fokusuar. Strategjia e fokusuar mund të jetë një nga avantazhet më konkurruese në garën teknologjike.

Saktësi e përmirësuar

A janë të kufizuar talentet në vendin tuaj? E keni të vështirë për të kompletuar ekipin e duhur për projektet tuaja? Transferimi i punëve tek kompani partnere, siq jemi ne, mund të ndihmojë shumë në gjetjen e talentëve të duhur dhe lehtësimin e problemeve për departmentin e burimeve njerëzore.

Senior IT Inxhinierë

Juve do të ju mundësohet qasje e menjëhershme tek profesionistët tanë më të mirë të teknologjisë informative. Meqenëse edhe ne jemi ekspertë në këtë fushë, ne mund të ju sigurojmë që projektet tuaja të kryhen në mënyrë optimale dhe profesionale.

Kursimi i Kohës

Me njerëzit që punojnë gjatë gjithë kohës, ne ju garantojmë që aplikacionit tuaj do të i duhet një kohë më e shkurter e zhvillimit që të ofrohet në treg.

Kursimi i Kostos

Transferimi i punëve (Outsourcing) mund të ulë shpenzimet duke ulur ngarkesën tuaj të punës. Outsourcing mund të kushtojë deri në 70% më lirë se e njëjta punë e kryer në zyrën tuaj në Evropë apo në Amerikë.

Fleksibiliteti

Kur ju i transferoni punët tek një kompani partnere, juve nuk do të ju duhet të shpenzoni kohë në: rekrutimin, punësimin, trajnimin dhe strehimin e punonjësve për projektin tuaj. Ju gjithashtu nuk do të duhet të shqetësoheni për rritjen apo zvogëlimin e punonjësve në rast se keni më shumë apo më pak kërkesa për projekte.

Zbutja e rreziqeve

Ju mund të zbutni rreziqet për biznesin tuaj duke zgjedhur një kompani partnere (outsourcing) që ka një sistem të menaxhimit të projektit të cilësisë së lartë për zhvillimin e aplikacioneve të teknologjisë informative.

NA TREGONI RRETH PROJEKTIT TUAJ TË ARDHSHËM

Kërkoni një ofertë për projektin tuaj të ardhshëm

Arritja e suksesshme e qëllimeve të kompanisë suaj do të kërkojë zgjidhje softueri që është i përshtatur për nevojat e biznesit tuaj. ILLYSOFT është themeluar që të ndihmojë bizneset të: imagjinojnë, planifikojnë dhe zhvillojnë këto zgjidhje softuerike.