Karakteristikat e Email-ve të Biznesit

Biznesi juaj mbështetet në email adresat tuaja. Është mënyra e komunikimit ndërmjet ekipit, konsumatorëve dhe shitjes. Dhe për te vazhduar procesin e punës, ju keni nevojë për email-hosting me domenin tuaj. Ne mund te ju ndihmojmë me këtë.

Email @kompaniajuaj.com

Jepni biznesit tuaj një pamje profesionale me email @kompaniajuaj.com

Mbrojtje nga Spam & Viruse

Sistemi i filtrimit i vazhdueshëm dhe kombinimi i disa antiviruseve e mban email adresen tuaj larg nga spam dhe viruset e ndryshme.

Email adresa të sigurta dhe private

Illysoft përfshin shtresa të shumta të teknikave të sigurisë, të tilla si Relay Controls, IP Shielding, SMTP Authentication, dhe reverse lookups për të minimizuar keqpërdorimet e mundshme të serverit. Gjithashtu të gjitha mesazhet janë të koduara përmes OpenPGP për të siguruar sigurinë më të lartë të mundshme.

Vegla Ekstra Falas

Illysoft Premium Webmail ofron vegla biznesi që mund te ju ndihmojnë të punoni në mënyrë më efikase, si: Kalendari, Detyrat, Shënime, Hapësira e fajllave për ruajtjen e dokumenteve dhe fajllat të tjerë (fajllat mund të shpërndahen me punonjës të tjerë) dhe vegla më e rëndësishme është Instant Messenger që përdoret nga punonjësit për të komunikuar dhe ndarë dokumentat e ndryshëm me njëri-tjetrin.

Migrimi i Email-it - Falas dhe Lehtë

Ndryshimi i kompanive që ju strehojnë email adresat mund të jetë i vështirë por mos u merakosni, ne e marrim këtë përsipër! - Ne kemi një ekip ekspertësh të dedikuar për të migruar email adresat tuaja në serverët tanë.

Mbani në mend, ju vetëm duhet të dini se ku është i regjistruar domeni juaj (p.sh. GoDaddy ose Namecheap), dhe ne kujdesemi për të gjitha gjërat tjera.

Eksperiencë Supreme

Ekspertët tanë në anën tuaj, duke bërë atë që duhet për të bërë punën e duhur. Illysoft ndjek metodën: gjithmonë në shërbim, ku përfshihen: konsultimet e përditshme, monitorimi i progresit dhe transparenca e plotë, kjo na ndihmon që të ofrojmë shërbime kualitative dhe të pa kompromis.

Ne i fuqizojmë shërbimet tona me: 12x7x365 mbështetje me chat, tiketa dhe telefon dhe eksperiencë 15 vjeqare.

Email Klientë për Desktop & Mobile

Biznesi nuk duhet të ndalet kurrë dhe ju duhet të keni qasje në email kudo dhe në çdo kohë. Duke përdorur IMAP, ju mund të qaseni në email adresat tuaja praktikisht në çdo desktop, telefon celular ose tablet (çdo email klient). Ju gjithashtu mund të përdorni CalDAV ose CardDAV për të mbajtur email, kalendarët dhe kontaktet tuaja gjithmonë të sinkronizuara me Illysoft Webmail në iOS, Android, Windows ose Mac.

Email adresa super të sigurta dhe të mbrojtura nga Spam

Antivirusi jonë ju ofron gjeneratën e ardhshme të antivirus-ve dhe mbrojtjes nga spam duke ju mbrojtur nga viruset në të gjithë pranimet apo dërgimet e mesazhave në server para se të kalojë tek klienti, duke siguruar ndalimin e problemeve të sigurisë përpara se ato të fillojnë. Antivirusi dhe sistemi i filtrimit bllokon pothuajse të gjitha rreziqet e njohura dhe parandalon infektimin me viruse të sapo lëshuara. Antivirusi jonë aplikon mbrojtje të shumëfishtë të sigurisë, duke përfshirë: Recurrent Pattern Detection Technology (RPD), Zero-Hour Virus Outbreak Protection, Inline Virus Scanning, Cyren AntiVirus, ClamAV AntiVirus Engines dhe më shumë.

Instant Messenger

Shërbimi Instant Messenger lejon komunikim të sigurt në mes punonjësve pa pasur nevojë për aplikacione të palëve të treta (Slack, Facebook Workplace, Skype, etj). Disa nga karakteristikat e Instant Messenger jane: krijimi i kontakt listës, komunikimi nëpërmjet mesazhave, krijimi i grupeve të punës, shikimi i statusit të kolegëve (online, offline, tjeter), transferimi i fajllave, etj. Shërbimi ynë Instant Messenger lejon transferimin e fajllave direkt në mes përdoruesve apo në grup, të gjitha mesazhet në mes përdoruesve mund të ruhen dhe të shikohen më vonë.

NA TREGONI RRETH PROJEKTIT TUAJ TË ARDHSHËM

Kërkoni një ofertë për projektin tuaj të ardhshëm

Arritja e suksesshme e qëllimeve të kompanisë suaj do të kërkojë zgjidhje softueri që është i përshtatur për nevojat e biznesit tuaj. ILLYSOFT është themeluar që të ndihmojë bizneset të: imagjinojnë, planifikojnë dhe zhvillojnë këto zgjidhje softuerike.

Klientët tanë

Ne ndihmojmë ndërrmarrje dhe bizneset startup që të zhvillojnë softuerë të fuqishëm dhe me ndikim.

  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img