Domeni jonë i eksperizës

Ekipi ynë i sigurimit të cilësisë është përbërë nga profesionistë me përvojë 10 vjeçare. Me një ekuipazh të tillë në bord, ne mund të ju sigurojmë zgjidhjen më të mirë në treg, ne mund të testojmë mobile aplikacionet, aplikacionet e desktop, aplikacionet e uebit, dizajnet ui & ux si dhe në përgjithësi sistemet e teknologjisë informative. Duke operuar si një department i pavarur në kompaninë tonë, ekipi ynë i sigurimit të cilësisë sjell një rezultat të paanshëm si dhe transparencë të plotë rreth procesit.

Metodat e Testimit

01. Funksionaliteti

Kjo metodë përdoret për të kontrolluar nëse produkti i plotëson specifikimet e dëshiruara dhe kërkesat funksionale të përcaktuara në dokumentacionin e zhvillimit. Kjo do të vërtetojë nëse produkti përputhet me idenë tuaj të biznesit dhe punon ashtu siç e kishit imagjinuar.

02. Testimi UX

Testimi UX përdoret për të kontrolluar nëse dizajni është në një formë të përsosur dhe plotëson standardet.

03. Testimi për lëshime të sigurisë

Ne do të përdorim shumë vegla të automatizuara për të shikuar nese ka ndonjë lëshim të sigurisë brenda në produkt.

04. Performanca (Stresi dhe Ngarkesa)

Objektivi kryesor i testimit të performancës është të kontrollojmë nëse koha e përgjigjes tek aplikacioni është e qëndrueshme dhe nën ngarkesë; ne sigurohemi se sistemi nuk do të ketë çrregullime edhe nëse ngarkesa është e lartë dhe se sistemi mbështet në mënyrë të besueshme punën e shumë përdoruesve në të njëjtën kohë. Performanca finale e sistemit përcaktohet nga testimi i stresit.

05. Testimi i automatizuar

Testimi i automatizuar kryhet me anë të një programi pa ndërhyrje njerëzore. Ekspertët tanë të sigurimit të cilësisë kanë zhvilluar vegla që përshpejtojnë procesin e testimit, rrisin efikasitetin dhe na njoftojnë në rast se evidentohet ndonjë gabim.

06. Dokumentimi i defekteve

Ekipet tona do të krijojnë dokumentimin e defekteve duke u bazuar në testimet e performuara.

Fazat e sigurimit së cilësisë

Një testim i sigurisë së cilësisë tek IllySoft është i ndarë në 4 faza kryesore:

01.

Faza fillestare

Brenda kësaj faze, inxhinierët e SC-së njihen me kërkesat e produktit dhe përgatisin artifaktet testuese për testet e ardhshme.


02.

Faza e parë e shqyrtimit

Testet e para të detajuara të bërthamës apo kornizave të trasha të produktit/sistemit përfundohen në këtë fazë. Ndonjëherë është e nevojshme që të përmirësojmë artefaktet e SC-së në këtë fazë.


03.

Faza kryesore

Kjo fazë përfshin testimin e përditshëm ndërmjet versioneve të produktit.



04.

Faza e kontrollit

Brenda kësaj faze produkti shqyrtohet gjerësisht për të siguruar se është gati për punë. Dokumentacioni i SC-së përshkruan në detaje të gjitha flukset e punës brenda dhe ndërmjet të gjitha fazave, roleve dhe aktiviteteve të përfshira si dhe përshkrimi/evidentimi i gabimeve në sistem.

Klientët tanë

Ne ndihmojmë ndërrmarrje dhe bizneset startup që të zhvillojnë softuerë të fuqishëm dhe me ndikim.

  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
    img
  • img
NA TREGONI RRETH PROJEKTIT TUAJ TË ARDHSHËM

Kërkoni një ofertë për projektin tuaj të ardhshëm

Arritja e suksesshme e qëllimeve të kompanisë suaj do të kërkojë zgjidhje softueri që është i përshtatur për nevojat e biznesit tuaj. ILLYSOFT është themeluar që të ndihmojë bizneset të: imagjinojnë, planifikojnë dhe zhvillojnë këto zgjidhje softuerike.