Kur zgjedh shërbimet tona, ju merrni gjithçka që ju nevojitet për të kuptuar idenë e produktit tuaj ashtu siq duhet, nga përvoja e punës me më shumë se 200 klientë, ne kemi hartuar standarde që na ndihmojnë të dorëzojmë produktin tuaj shumë shpejt dhe pa humbje në cilësi.
Një dekadë në dizajn ka lejuar ekipin tonë të përsosë procesin e dorëzimit të shërbimeve UI dhe UX. Ne ndjekim standardet e përcaktuara të dizajnit dhe udhëzimet ndërkombëtare - ju do të merrni produktin që ju nevojitet, të dorëzuar nga ekspertët brenda afatit kohor të caktuar.
Analiza e dizajnit është procesi sistematik i zhvillimit të një dizajni duke përfshirë të gjitha zbulimet, planifikimet dhe informacionit.
Skicimi është procesi fillestar i dizajnimit, duke përdorur letër dhe laps, ne do të ju tregojmë prototipin e faqes suaj të internetit, mobile aplikacionit ose ndonjë dizajnit tjetër sipas kërkesës.
Ne krijojmë ndërfaqen e bazuar në prototipa të miratuar nga ju. Në fazën e dizajnit UI ne përcaktojmë stilin e produktit, duke përfshirë ngjyrat, fontet dhe elementët grafikë.
Në fund, dizajnerët tanë në bashkëpunim me ju do të shqyrtojnë dizajnin në detaje dhe do ta aprovojnë atë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të dizenjojmë veçori të reja sipas kërkesës.
Për më shumë se 15 vite, ILLYSOFT ka ndihmuar kompanitë të ndërtojnë softuer dhe webfaqe për bizneset e tyre.
IllySoft ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve, ne mund t'i përmbushim nevojat tuaja pa pasur nevojë të ndërroni partner.
Besnikëria, përsosmëria dhe pasioni për botën digjitale ka bërë që 85% të klientëve tanë të kthehen dhe të diskutojnë me ne për projektet e tyre të ardhshme.
Ekipi ynë ka avantazhet e tij unike në lidhje me kombinimin e aftësive të vështira dhe të buta, të domosdoshme për suksesin në inxhinieri kompjuterike.
Arritja e suksesshme e qëllimeve të kompanisë suaj do të kërkojë zgjidhje softueri që është i përshtatur për nevojat e biznesit tuaj. ILLYSOFT është themeluar që të ndihmojë bizneset të: imagjinojnë, planifikojnë dhe zhvillojnë këto zgjidhje softuerike.
Ne ndihmojmë ndërrmarrje dhe bizneset startup që të zhvillojnë softuerë të fuqishëm dhe me ndikim.