Cilat janë aftësitë tona për Zhvillimin e Web platformave?

Ne krijojmë zgjidhje të fuqishme të zhvillimit të uebit të cilat janë të lehta për tu mirëmbajtur dhe janë të përshtatshme në të gjitha pajisjet dhe shfletuesit e ndryshëm. Ekipi ynë ka përvojë në të dy anët e ueb platformave: frontend dhe backend.

Backend

Frontend

Databaza

DevOps & Infrastruktura

Çfarë bëjmë ne?

Domeni jonë i eksperizës

Ne implementojmë spekër të plotë të karakteristikave të ueb portaleve - që plotësojnë nevojat e fushave të ndryshme - gjithashtu garantojmë një përvojë të mirë të përdoruesit, automatizimin e proceseve si dhe menaxhim më të lehtë.

Platforma Ecommerce

Duke adresuar kërkesën në rritje për shërbimet ecommerce dhe automatizimin e blerjeve në internet, Illysoft u mundëson bizneseve që të hapin tregjet e tyre online dhe të barazohen me konkurrentët e tyre, kjo do të ju mundësojë që të kurseni shume vite punë dhe investime të humbura.

Portale për vetë-shërbim

Për kompanitë të cilat ofrojnë shërbime publike ne ofrojmë zhvillimin e produkteve digjitale të dizajnuara për të përmirësuar normat e vetë-shërbimit, për të zvogëluar koston e përgjithshme, për të ju shërbyer klientëve dhe për të prezantuar produkte dhe shërbime të reja të fuqizuara nga teknologjitë digjitale.

Rrjetet Partnere

Zgjidhjet tona teknologjike për partnerët e biznesit dhe rrjetet e furnizimit përfshijnë një gamë të gjerë të funksionalitetit, duke përfshirë gjetjen e furnizuesit në mënyrë të lehtë, blerje në mënyrë të thjeshtë, gjenerimi i faturave dhe shikimin e plotë të shpenzimeve dhe transaksioneve.

Portale për E-learning

Zbuloni se si ekspertiza jonë në teknologjitë: eLearning dhe video streaming (transmetimi i drejtëpërdrejtë), ju ofron zgjidhje për shpërndarjen e njohurive dhe menaxhimin e shkollave apo instituteve shkollore. Këto zgjidhje janë të dizenjuara për të lehtësuar krijimin, shpërndarjen, dhe ruajtjën e njohurive brenda organizatës suaj dhe më gjerë.

Media & Argëtim

Illysoft ofron zhvillimin e ueb portaleve për kompanitë që veprojnë në fushën e redaktimit dixhital dhe të shpërndarjes, duke u ofruar atyre zgjidhje të avancuara teknologjike për të mbështetur mënyra të reja të monetizimit të trafikut digjital, angazhimin e shikuesve nëpërmjet metodave të kohës dhe menaxhimin e aseteve digjitale në mënyrë eksponenciale.

Portale për menaxhim të ndërrmarrjeve

Menaxhimi i mirë është shtylla kurrizore e aktiviteteve të brendshme dhe tek konsumatorët. Illysoft ofron ciklin e plotë të shërbimeve për zhvillimin e portaleve të nivelit ndërmarrës për të përmbushur nevojat tuaja specifike të menaxhimit.

Rrjete Sociale

Nga platformat e rrjeteve sociale të thjeshta e deri tek rrjetet sociale të ndërmarrjeve, portaleve të komunitetit, CRM dhe tregtisë sociale, Illysoft ofron skuadra të profesionalizuara të zhvilluesve të portaleve për të trajtuar ofrimin e zgjidhjeve të klasit të parë.

Portalet Vertikale

Një përvojë shumëvjeçare dhe e gjatë në zhvillimin e portalit të uebit mundëson Illysoft të ofrojë një gamë të gjerë zgjidhjesh që mbulojnë thuajse të gjitha industritë, si: patundshmërinë, kujdesin shëndetësor, industrinë e naftës, financat dhe shërbimet bankare, telekomin, etj.

img
Zhvillimi i web platformave

Webfaqe & Portale

Ne ndërtojmë një spektër të gjerë të zgjidhjeve online të zhvilluara në PHP, duke filluar nga webfaqet e thjeshta dhe informuese e deri tek ato komplekse ,aplikacione të përmasave të mëdha (për ndërmarrje), etj. Zhvillimi jonë bëhet me një fleksibilitet të madh duke përdorur PHP Frameworks më të popullarizuar dhe të klasit të parë, si: Laravel, Symfony dhe Codelgniter.

  • Portal për ndërmarrje
  • Portal për klientë
  • Webfaqe apo Promo faqe për ndërrmarrje
  • Portal të brendshëm (Intranet)
  • ILLYSOFT

    Përse neve?

    Për më shumë se 15 vite, ILLYSOFT ka ndihmuar kompanitë të ndërtojnë softuer dhe webfaqe për bizneset e tyre.

    Të gjitha në një

    IllySoft ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve, ne mund t'i përmbushim nevojat tuaja pa pasur nevojë të ndërroni partner.

    Klientë që kthehen

    Besnikëria, përsosmëria dhe pasioni për botën digjitale ka bërë që 85% të klientëve tanë të kthehen dhe të diskutojnë me ne për projektet e tyre të ardhshme.

    Ekipe super të kualifikuara

    Ekipi ynë ka avantazhet e tij unike në lidhje me kombinimin e aftësive të vështira dhe të buta, të domosdoshme për suksesin në inxhinieri kompjuterike.

    Procesi i bashkëpunimit

    Si kompani me përvojë shumëvjeçare në të gjitha fazat e zhvillimit të softuerit dhe me më shumë se 300 projekte të përfunduara, IllySoft ofron shërbime full-stack (të gjitha shërbimet e IT), ne bëjmë pjesë në projekte të zhvillimit të web softuerëve për liderët e tregut dhe për ata që teknologjinë e kanë thelbësore për biznesin e tyre.

    01.

    Njohja e biznesit

    Që të kuptojmë sa më mirë idenë tuaj, ne kryejmë një analizë fillestare të biznesit. Për të dalë me zgjidhjen më të mirë, duhet të dimë qëllimin e këtij projekti, problemin që duhet ta adresojmë si dhe cakun që dëshironi ta arrini.

    02.

    Planifikimi i projektit

    Ndalesa tjetër nënkupton planifikimin e projektit. Planifikimi mund të bëhet në zyrën tonë ose tuajën - ju vendosni. Gjatë planifikimit ne përcaktojmë një fushëveprim të detajuar të punës dhe gjithashtu në këtë fazë ne përcaktojme ekipin zhvillimor të përshtatur për nevojat tuaja.

    03.

    Zhvillimi i Web-it

    Kjo është faza më e rëndësishme, faza aktuale e zhvillimit të uebit. Ne këtë fazë e ndajmë në javë, dhe pas çdo jave një version i ri do të jetë gati për te u testuar. Ekspertët e Sigurimit të cilësisë & DevOps do të kryejnë teste të vazhdueshme për të siguruar një cilësi të pakompromis.

    04.

    Sigurimi i cilësisë dhe dorëzimi

    Ne nuk jemi lloji i kompanisë të papërgjegjshme që ju lë në baltë pas dorëzimit të produktit. Pas dorëzimit së produktit ne do të vazhdojmë të ju mbështesim dhe të zhvillojmë versione të reja për të mbajtur webfaqen/produktin të përditësuar gjithnjë me teknologjinë më të fundit.

    Klientët tanë

    Ne ndihmojmë ndërrmarrje dhe bizneset startup që të zhvillojnë softuerë të fuqishëm dhe me ndikim.

    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
      img
    • img
    NA TREGONI RRETH PROJEKTIT TUAJ TË ARDHSHËM

    Kërkoni një ofertë për projektin tuaj të ardhshëm

    Arritja e suksesshme e qëllimeve të kompanisë suaj do të kërkojë zgjidhje softueri që është i përshtatur për nevojat e biznesit tuaj. ILLYSOFT është themeluar që të ndihmojë bizneset të: imagjinojnë, planifikojnë dhe zhvillojnë këto zgjidhje softuerike.