Përshkrimi i punës


Sales Executive

Prishtinë


KUSH JEMI NE?

IllySoft (ish: KosovaPages) është një kompani mirë e konsiliduar në Republikën e Kosovës, me më shumë se 12 vjet përvojë pune në botën digjitale, ne jemi të specializuar në zhvillimin e softuerëve, zhvillimin e web platformave, web hosting & administrimin e sistemeve, IT dhe UI/UX dizajn. Që nga viti 2006 ne kemi ndihmuar biznese/individë në vend dhe rajon që të krijojnë zgjidhje inxhinierike digjitale duke u ofruar atyre shërbime të sofistikuara dhe praktike për platformat e tyre, duke i dhënë kështu një shtytje të madhe presencës së tyre në teknologjinë informative.


Kualifikimet/Përvoja/Shkathtësitë
  • 1. Të jetë energjik, të ketë iniciativë, kreativitet, vetë-motivim dhe të ketë aftësi të shquara komunikuese dhe organizative.
  • 2. Të ketë përvojë dhe njohuri rreth shitjes (rreth teknikave e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve), teknologjisë informative dhe produkteve digjitale.
  • 3. Të posedojë patent shoferin (është përparësi, jo e detyrueshme).
  • 4. Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • 5. Të ketë njohuri rreth shërbimeve dhe produkteve të ILLYSOFT (https://illysoft.com), është e preferueshme.
  • 6. Përvoja në industri të ngjajshme është e preferueshme.

Detyrat/Përgjegjësitë
  • 1. Hulumtimi i tregut, gjetja e klientëve potencial, kontaktimi i klientëve, organizimi i vizitave të shitjës, promovimi i produkteve tona, planifikimi, kontraktimi dhe drejtimi i aktivitetit të shitjes.
  • 2. Përfaqësimi i denjë i ILLYSOFT tek klientët; qoftë në telefon apo në takime.
  • 3. Të jetë i përkushtuar që të përmbushë targetet mujore dhe ato vjetore.
  • 4. Të jetë i aftë për të këshilluar klientët dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre rreth produkteve & shërbimeve tona.

PËRFITIMET
  • 1. Do të merrni pjesë në projekte sfiduese dhe interesante
  • 2. Pjesëmarrje në trajnime, seminarë dhe panaire të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional.
  • 3. Pagë konkurruese.
  • 4. Kushte të mira, si dhe orar të përshtatshëm të punës sipas ligjit.
  • 5. Një ambient modern pune në zyrë me teknologjinë më të avancuar.
  • 6. Pushim me pagesë në të gjitha festat zyrtare dhe rastet emergjente.
  • 7. Mundësi e shkëlqyer për ju që të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani inovative me kulturë pune shumëvjecare.
  • 8. Ne organizojmë aktivitete argëtuese gjatë vitit (shembull: vizitimi i vendeve të ndryshme në mënyrë kolektive, skijim në dimër, bowling, paintball, etj).