Përshkrimi i punës


PHP - Backend Developer

Prishtinë


KUSH JEMI NE?

IllySoft (ish: KosovaPages) është një kompani mirë e konsiliduar në Republikën e Kosovës, me më shumë se 12 vjet përvojë pune në botën digjitale, ne jemi të specializuar në zhvillimin e softuerëve, zhvillimin e web platformave, web hosting & administrimin e sistemeve, IT dhe UI/UX dizajn. Që nga viti 2006 ne kemi ndihmuar biznese/individë në vend dhe rajon që të krijojnë zgjidhje inxhinierike digjitale duke u ofruar atyre shërbime të sofistikuara dhe praktike për platformat e tyre, duke i dhënë kështu një shtytje të madhe presencës së tyre në teknologjinë informative.


Kualifikimet/Përvoja/Shkathtësitë
  • 1. Të jetë energjik, të ketë iniciativë, kreativitet, vetë-motivim dhe të ketë aftësi të shquara komunikuese dhe organizative.
  • 2. Të ketë përvojë dhe njohuri rreth zhvillimit të ueb aplikacioneve në PHP.
  • 3. Të ketë njohuri të përgjithshme rreth databazave dhe njohuri të shkëlqyera rreth MySQL.
  • 4. Të ketë njohuri të shkëlqyera rreth PHP frameworks (Laravel ose CodeIgniter).
  • 5. Të ketë njohuri të përgjithshme rreth HTML5, CSS3, JavaScript, jQuery, Ajax dhe Rest API-ve.
  • 6. Të jetë i hapur për të përvetësuar teknologji të reja.
  • 7. Të ketë njohuri të përgjithshme rreth funksionimit të ueb serverëve.
  • 8. Njohuri të mirë të gjuhës angleze.

Detyrat/Përgjegjësitë
  • 1. Dizajnimi dhe zhvillimi i projekteve të reja si dhe i atyre egzistuese së bashku me ekipën tonë.
  • 2. Ndërlidhja e sistemeve të ndryshme me sisteme/aplikacione tjera, përmes Rest API.
  • 3. Përfaqësimi i denjë i ILLYSOFT tek klientët; qoftë në telefon apo në takime.
  • 4. Të jetë i aftë për të këshilluar klientët dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre rreth produkteve & shërbimeve tona.

PËRFITIMET
  • 1. Do të merrni pjesë në projekte sfiduese dhe interesante
  • 2. Pjesëmarrje në trajnime, seminarë dhe panaire të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional.
  • 3. Pagë konkurruese.
  • 4. Kushte të mira, si dhe orar të përshtatshëm të punës sipas ligjit.
  • 5. Një ambient modern pune në zyrë me teknologjinë më të avancuar.
  • 6. Pushim me pagesë në të gjitha festat zyrtare dhe rastet emergjente.
  • 7. Mundësi e shkëlqyer për ju që të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani inovative me kulturë pune shumëvjecare.
  • 8. Ne organizojmë aktivitete argëtuese gjatë vitit (shembull: vizitimi i vendeve të ndryshme në mënyrë kolektive, skijim në dimër, bowling, paintball, etj).