Përshkrimi i punës


Frontend Developer

Prishtinë


KUSH JEMI NE?

IllySoft (ish: KosovaPages) është një kompani mirë e konsiliduar në Republikën e Kosovës, me më shumë se 12 vjet përvojë pune në botën digjitale, ne jemi të specializuar në zhvillimin e softuerëve, zhvillimin e web platformave, web hosting & administrimin e sistemeve, IT dhe UI/UX dizajn. Që nga viti 2006 ne kemi ndihmuar biznese/individë në vend dhe rajon që të krijojnë zgjidhje inxhinierike digjitale duke u ofruar atyre shërbime të sofistikuara dhe praktike për platformat e tyre, duke i dhënë kështu një shtytje të madhe presencës së tyre në teknologjinë informative.


Kualifikimet/Përvoja/Shkathtësitë
  • 1. Të jetë energjik, të ketë iniciativë, kreativitet, vetë-motivim dhe të ketë aftësi të shquara komunikuese dhe organizative.
  • 2. Të ketë përvojë dhe njohuri rreth zhvillimit të ueb aplikacioneve.
  • 3. Të ketë njohuri të shkëlqyera rreth HTML5, CSS3, JavaScript, jQuery.
  • 4. Të jetë i hapur për të përvetësuar teknologji të reja.
  • 5. Të ketë njohuri të përgjithshme rreth Adobe Photoshop.
  • 6. Njohuri të mirë të gjuhës angleze.

Detyrat/Përgjegjësitë
  • 1. Zhvillimi i ueb aplikacioneve të përshtatshme për cdo ekran si dhe në pajtueshmëri me standardet WCAG.
  • 2. Zhvillimi i ueb aplikacioneve me kualitet të lartë duke përdorur HTML5, CSS3, JavaScript & jQuery.
  • 3. Përfaqësimi i denjë i ILLYSOFT tek klientët; qoftë në telefon apo në takime.
  • 4. Të jetë i aftë për të këshilluar klientët dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre rreth produkteve & shërbimeve tona.

PËRFITIMET
  • 1. Do të merrni pjesë në projekte sfiduese dhe interesante
  • 2. Pjesëmarrje në trajnime, seminarë dhe panaire të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional.
  • 3. Pagë konkurruese.
  • 4. Kushte të mira, si dhe orar të përshtatshëm të punës sipas ligjit.
  • 5. Një ambient modern pune në zyrë me teknologjinë më të avancuar.
  • 6. Pushim me pagesë në të gjitha festat zyrtare dhe rastet emergjente.
  • 7. Mundësi e shkëlqyer për ju që të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani inovative me kulturë pune shumëvjecare.
  • 8. Ne organizojmë aktivitete argëtuese gjatë vitit (shembull: vizitimi i vendeve të ndryshme në mënyrë kolektive, skijim në dimër, bowling, paintball, etj).