Mësimi online, pa pagesë!

Kompania jonë, ka përgaditur platformën: Online Meeting, i cili mundëson që dy apo më shumë persona të bashkëbisedojnë me zë dhe video në të njëjtën kohë.

Në këtë kohë të pandemisë Covid-19, është shumë e rëndësishme që nxënsësit dhe studentet tanë të mos humbin mësimet apo ligjeratat e tyre dhe në këtë periudhë e vetmja mënyrë për të ndjekur mësimet është ajo online.

Ne kemi hulumtuar dhe biseduar me shumë nga mësuesit dhe profesorët tanë dhe kemi parë se ka mangësi teknologjike në këtë aspekt, shumë nga ata janë duke përdorur aplikacione të cilat janë pa pagesë por që kanë limite të ndryshme, si p.sh, aplikacioni "Zoom" ka limitin kohor disa minutësh, gjë që po shkakton probleme dhe ndërprerje të ligjeratave.

Ne si ofrues lider të shërbimeve hosting në vend, duke shfrytëzuar kapacitetin e bollshëm të dataqendrës tonë, kemi vendosur që të ofrojmë platformën: Online Meeting, PA PAGESË për të gjitha institucionet shkollore në vend (duke përfshirë dhe universitetet apo kolegjet private).

E gjitha cfarë duhet të bëni, është të dërgoni një mesazh, duke përfshirë:
1. Emrin tuaj të plotë;
2. Institucioni shkollor ku ju punoni;
3. Numri i përafërt i nxënësve tuaj.

Në email adresen: shkollat@illysoft.com

Ne do të përgjigjemi brenda një dite dhe do të ju dërgojmë të dhënat për kyqje në llogari si dhe video manualet që shpjegojnë se si duhet të përdoret platforma jonë.

Disa nga përparësitë e platformës tonë janë:
-Në takim mund të marrin pjesë më shumë se 500 persona.
-Nuk ka limite kohore të takimit.
-Platforma mund të përdoret në kompjuter, tablet apo telefon.
-Mundësi për të shfaqur prezantime nga PowerPoint gjate takimit.
-Mundësi për të shpërndarë dokumente gjate takimit.
-Shfaqja e tabelës së bardhë, ku mësuesi mund të shkruaj apo vizatojë.
-Mundësi për të shfaqur sondazh/anketë tek pjesëmarrësit.
-Vonesa kohore e zërit dhe video-s është minimale (+- 10 milisekonda) për shkak se serverët tanë gjinden në Kosovë.

Shpresojmë që sado pak do të kemi mundësi të japim kontributin tonë si kompani vendore në këtë kohë të pandemisë dhe ju ftoj që të shpërndani këtë postim në mënyrë që kjo platformë të arrijë sa më shumë dhe më shpejtë tek mësimdhënësit tanë.

Me respekt,
Ideal Kamerolli
CEO

Shpërndaje: